Këto janë fundet që duhet t’i vishni këtë sezonë NULL NULL 21.10.2016 15:00 21.10.2016 15:00 Fundet me kopsa tashmë janë histori. Tendenca tani vjen e modifikuar sepse do këmbejmë kopsat me zinxhir. Kjo tendencë nuk është tërësisht e re, kështu që, ndoshta disa prej jush mund ta gjejnë diku në dollap një fund të tillë. Materiali që mbizotëron është lëkura, por nuk i përjashtojmë copat e tjera. Isabel Marant dhe Yves Saint Laurent janë fajtorët kryesorë të kësaj tendence. Versioni që na sjell Zara është prej lëkure mbrapsht. Versioni më rock na e sjell Mango në ngjyrë të kuqe. Xhinsi gjithmonë është një zgjedhje e sigurt. Në Asos gjejmë këtë. Lëkurë sintetike në versionin e Stradivarius.