Këto janë çantat më të shtrenjta në botë NULL NULL 26.10.2016 20:00 26.10.2016 20:00 Çanta e dorës Marc Jacobs Carolyn Crocodile Është një nga çantat më të njohura të Marc Jacobs duke u bazuar tek çmimi. Çanta është e bërë me lëkurë krokodili me xhepa dhe ndarëse brenda. Çmimi i kësaj çante 30.000 $. Çanta Gadino Kjo çantë është bërë nga Hilde Palladino, dizenjator norvegjez. çanta ka 39 diamantë të bardhë të cilat janë të vendosura te tokëza e çantës; kjo e fundit është e përbërë nga floriri i bardhë. çmimi 38.470$ Çanta LV Tribute Patchwork Kjo çantë kushton 42.000$. Çanta Leiber Precious Rose Kjo çantë ka formën e një trëndafili. Ajo përmban 1,016 diamante në total 42.56 karatësh, 1,169 zafir rozë. Gjëja më interesante rreth kësaj çante është se gjendet vetëm 1 në të gjithë botën. Çmimi i saj është 92.000$ Çanta Hermes Matte Crocodile Birkin Kjo çante e ka marrë emrin nga një aktore dhe këngëtare britanike “Jane Birkin”. Çanta është e bërë prej lëkurë krokodili dhe ka një tokëz që përmban 10 diamantë të bardhë. Çmimi i saj është 120.000$ Lana Marks Cleopatra Lana Marks prodhon një portofol Kleopatra për shitje çdo vit. Më i shtrenjti është ai i realizuar me lëkurë aligatori dhe me një tokëz prej 1500 diamantësh të bardhë dhe të zinj me flori 18 karatësh. Çmimi 250.000$ Chanel “Diamond Forever” Classic Handbag Kjo çantë ka 334 diamantë. Rripat janë të bërë gjithashtu prej floriri të bardhë. Janë vetëm 13 anta të tilla në të gjithë botën. Çmimi është 261.000$ The Hermes Birkin Çanta është e bërë prej platini dhe ka më shumë se 2000 diamantë. Ajo u shit në 2008 për 1.9 milion $. E veçanta e kësaj çante është se mund t’i hiqet pjesa e sipërme e diamantëve dhe mund të përdoret si byzylyk ose varëse.