Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Këto fakte interesante zbulojnë shumë për botën ku jetojmë

NULL NULL
05.06.2019 15:00

Bota pëlqen të na hedhë topin nga koha në kohë për të na siguruar se ne nuk mund të shpëtojmë pa u hipnotizuar nga gjërat e ndryshme.

Disa prej jush nuk mund ta imagjinojë ditën pa kafe, por ju me siguri nuk e dini që kafeina nuk ju jep energji, njofton Klan Kosova.

Edhe kur ju mendoni se e njihni mirë trupin tuaj, ju ndonjëherë nuk e dini pse vetëm njëra vrimë e hundës është e zënë kur ju ftoheni.

Disa prej jush që mbani kafshë mund të keni pyetje për sjelljet e maceve apo qenve tuaj.

Dhe disa prej përgjigjeve të këtyre gjërave jo fort të zakonshme i keni këtu:

Macet kanë hundë unike

Ashtu si njerëzit që kanë shenja unike të gishtërinjve, macet mund të identifikohen nga kreshtat unike në hundët e tyre. Dy mace nuk mund të kenë të njëjtat modele të hundës.

Kafshët e vogla e shohin botën në ‘slow motion’ 

Një studim i vitit 2013 zbuloi se sa më e vogël të jetë kafsha, aq më shpejt sytë e tyre mund të përpunojnë informacionin ndijor. Për shkak se ata janë në gjendje të shohin më shumë informacione në një sekondë sesa kafshët më të mëdha, koha duket të kalojë më ngadalë për ta.

Qentë shikojnë pronarin e tyre derisa urinojnë për t’u ndjerë të sigurt

View this post on Instagram

Ah, yes, the #poopstare 😂💩 @heathcliffthepug

A post shared by Punky B. (@punky_b._) on

Qentë ndjehen të pambrojtur kur urinojnw, kështu që shikojnë pronarët e tyre në mënyrë që të ndihen më të sigurt. Ata presin që të mbrohen ose të paktën të alarmohen në rast se ka ndonjë rrezik.

Butani është vendi i vetëm negativ i karbonit

Butani është një vend shembullor në aspektin e mjedisit të tij. Pyjet atje prodhojnë aq shumë oksigjen saqë sasia e saj tejkalon sasinë e emetimeve të dioksidit të karbonit. Lumenjtë e Butanit gjithashtu prodhojnë energji të rinovueshme.

Bananet janë të lakuara sepse rriten drejt qiellit

Quhet gjeotropizëm negativ. Bananet rriten kundrejt gravitetit, për të thithur më shumë rreze dielli – kështu që ata bëhen të lakuar.

Të rritësh në gjelbërim gjatë fëmijërisë mund të ndikojë pozitivisht në shëndetin mental kur të rriteni

View this post on Instagram

To be free

A post shared by Hilary Duff (@hilaryduff) on

Hulumtimet kanë treguar se rritja e rrethuar nga një ambient i gjelbër është i dobishëm për shëndetin mendor. Kjo ul ndjeshëm rreziqet e zhvillimit të çrregullimeve mendore.

Macet i mjaullijnë vetëm njerëzve, jo maceve të tjera

Mjaullina nuk është një gjuhë natyrale e maceve. Është përdorur për të komunikuar pothuajse ekskluzivisht me njerëzit. Vetëm kotelet u mjaullijnë nënave të tyre për të kërkuar vëmendje. Për të komunikuar me njëra-tjetrën, macet përdorin aromën, gjuhën e trupit, shprehjen e fytyrës dhe kontaktin.

Sytë e kaltër në të vërtetë nuk janë të kaltër

https://www.instagram.com/p/Bwle6fLg59p/?utm_source=ig_embed

Sytë e kaltër nuk kanë ndonjë pigment në shtresën e sipërme të irisit, por vetëm pigment ngjyrë kafe në shtresën e pasme. Ekziston edhe një shtresë e mesme e quajtur stroma. Ajo nuk ka pigment, por ka grimca të vogla të herëpashershme. Këto grimca shpërndajnë dhe thithin dritën e kaltër, duke i bërë sytë të duken të kaltër.

lajme të ngjashme