“Këtë mëngjes na tha se…” – Flick konfirmon se Ter Stegen po largohet NULL NULL 20.01.2026 18:41 20.01.2026 18:41 Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka komentuar transferimin e portierit Marc-Andre ter Stegen te Girona. Në konferencën për shtyp para ndeshjes së javës së 7-të të Ligës së Kampionëve kundër Slavia Pragës, një gazetar e pyeti trajnerin e Barcelonës, Hansi Flick, nëse largimi i Ter Stegen ishte konfirmuar. Flick u përgjigj: “A është konfirmuar tashmë? Oh, Balde e konfirmoi sot në konferencën për shtyp…” tha trajneri me shaka. Flick shtoi: “Këtë mëngjes Marc na tha se do të transferohet te Girona. Ai është një portier fantastik dhe i urojmë gjithë të mirat”, transmeton Klankosova.tv Flick theksoi se Ter Stegen kishte nevojë për kohë të rregullt loje për të pasur një shans për t’u përfshirë në skuadrën e Kupës së Botës këtë verë. “Ai është një portier i jashtëzakonshëm dhe duhej të luante që të ishte gati për turnetë e mëdha”, shtoi trajneri. Këtë sezon, Marc-Andre ter Stegen ka luajtur vetëm një ndeshje për skuadrën katalanase – në Kupën e Mbretit kundër Guadalajarës, ku portieri gjerman e mbajti portën të paprekur. /Klankosova.tv