Këtë fundjavë kryederbi Ballkani – Prishtina NULL NULL 12.12.2025 17:59 12.12.2025 17:59 Ku tjetër pos në Artmotion do të mund t’i gjeni emocionet e Superligës së Kosovës në futboll edhe këtë vikend? Sidomos të dielën kur luhet derbi i shumëpritur midis vendit të parë, Ballkanit, dhe atij të dytit, Prishtinës. Kjo ndeshje jepet të dielën me fillim nga ora 13:00 në Sport 3. Në pesë përballjet e fundit, Plisat numërojnë dy fitore, një Xhebrailat, teksa dy herë janë ndarë baras. Me fitore, kryeqytetasit do të dilnin të parët në tabelë, teksa po fitoi klubi i portokalltë, atëherë shkëputet me pesë pikë nga prishtinasit.