Këta janë tre zyrtarët policorë që u suspenduan, dyshohet se morën pjesë në aktivitete politike NULL NULL 08.01.2025 15:04 08.01.2025 15:04 Inspektorati i Policisë i ka suspenduar tre zyrtarë policorë. Majori, koloneli dhe një rreshter i policisë u suspenduan mbi dyshimet se ata kishin marrë në tubime politike. Lidhur me këtë, Policia e Kosovës tha se kjo bie ndesh me procedurat ligjore si dhe udhëzimet e brendshme. Klankosova.tv mëson se në mesin e të suspenduarve është majori Isak Ejupi. Ejupi ditë më parë kishte marrë pjesë në një tubim politik të organizuar nga LDK-ja. Në fakt, majori i policisë u dërgua në procedurë disiplinore nga Inspektorati Policor. Ndërkaq, koloneli i suspenduar është Nexhmedin Krasniqi, drejtor i Drejtorisë Rajonale për kufi. Krasniqi dyshohet se ditë më parë mori pjesë në një darkë të organizuar nga PDK-ja. E rreshteri i suspenduar është Idriz Gashi. Edhe ky i fundit dyshohet se kishte marrë pjesë në një tubim politik në fshatin Rezallë të Skenderajt njofton Klankosova.tv/ Klankosova.tv Suspendohen tre zyrtarë policorë, dyshohen për pjesëmarrje në aktivitete politike