Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kështu mund t’i bllokoni dhe zhbllokoni personat në Facebook

NULL NULL
15.10.2018 22:02

Llogaria Facebook është një mënyrë e mirë për të qëndruar në kontakt me miqtë nga e gjithë bota.

Por fatkeqësisht, aty mund të mos iu pëlqejë dikush, gjë e cila sjell momente të pakëndshme duke ju detyruar t’i bllokoni ata, transmeton Klan Kosova.

Si t’i bllokoni kontaktet në Facebook?

Filloni duke hapur llogarinë tuaj.

Pastaj përzgjidhni personin që dëshironi ta bllokoni nga lista e miqve që shfaqet duke klikuar bllok.

Por nëse nuk funksionon kjo metodë, provoni ta kërkoni profilin e tij/saj.

Njerëzit nuk do të njoftohen kur t’i bllokoni ata.

Si t’i zhbllokoni kontaktet në Facebook?

Në rast se dëshironi ta zhbllokoni dikë, shkoni në anën e majtë të Facebook-ut dhe klikoni tek Bllokimet.

Pastaj do të shfaqet lista e personave që keni bllokuar.

Juve ju duhet të klikoni zhblloko pranë emrit të kujtdo që dëshironi ta ktheni përsëri në listën e  juaj të miqve.

Vetëm se mos harroni, nëse zhbllokoni dikë nuk do të jeni në gjendje ta bllokoni përsëri pa kaluar disa ditë.

lajme të ngjashme