Kështu e festojnë 57-vjetorin e martesës (FOTO) NULL NULL 07.09.2016 18:40 07.09.2016 18:40 E kanë dashuruar njëri tjetrin për 57-të vjet. Kur Sterling Elmore e ishte takuar për herë të parë me Clemma’n para gjashtë dekadash, ai e dinte se ajo do të ishte gruaja me të cilën donte të martohej. Dhe u martuan vetëm pas katër muajsh. Ndërsa tani çifti nga Oklahoma e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e ka festuar dashurinë e tyre të pafundme me një fotosesion të inspiruar nga libri e filmi The Notebook. Ndonëse të vjetër, ata duken për mrekulli në krahët e njëri tjetrit e në fotografitë që ua ka aranzhuar stërmbesa e tyre.