Kështu duket tatuazhi më i ri i Justin Bieber NULL NULL 02.01.2019 14:00 02.01.2019 14:00 Viti i Ri, tatuazh i ri! Artisti i tatuazheve për fytyra të njohura, JonBoy, ka zbuluar një fotografi ku shihet tatuazhi I fundit që ai e ka bërë për Justin Bieber – një tatuazh që fansat kanë kërkuar ta shohin tash e sa muaj. Në këtë fotografi shihet nga afër Bieber ku edhe dallohet tatuazhi i tij më i ri në fytyrë, më saktësisht mbi vetullën në anë të djathtë ku shkruan “Mirësi” [Grace]. View this post on Instagram “2018 was a lot of work for me. Both in tattooing and inner work I thought I would never have to face. So many times wanting to give up asking God to take me home. But then I’m reminded what my purpose in this world is through people like you who get tattooed by me and share your life of struggles, anxieties, lost love ones, memories and victories through these little tattoos that have some of the biggest meaning behind them. Thank you. Thank you to my clients who have become some of my best friends. I love you all! Gods grace is sufficient in our weakness and it is by Gods love we are here for 2019!” -jonboy A post shared by c/s ∴jon✞boy∴ p/v (@jonboytattoo) on Dec 31, 2018 at 9:18pm PST Në muajin nëntor, Bieber dhe bashkëshortja e tij Hailey Baldwin, kishin bërë një tatuazh të njejtë, që ishte realizuar nga Keith McCurdy nga Bang Bang Tatoo. “Është shumë delikat. Nuk është një tatuazh ‘tradicional’ i çifteve. Nuk dua të japë më shumë detaje lidhur me kuptimin, derisa të bëhet publik”, kishte thënë ai. Nuk dihet saktësisht sa tatuazhe ka këngëtari, por në vitin 2016, ai kishte thënë se ka 56 të tilla. Që nga ajo kohë, ai ka bërë edhe të tjera, kështu që tani mund të ketë rreth 60 tatuazhe në gjithë trupin e tij.