Këshilltarja e Osmanit i reagon Eliza Hoxhës: Kur e keni bërë një koment për pamjen e një burri politikan? - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Këshilltarja e Osmanit i reagon Eliza Hoxhës: Kur e keni bërë një koment për pamjen e një burri politikan?

NULL NULL
06.04.2022 14:46
Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, e ka kritikuar presidenten e vendit, Vjosa Osmanin, duke thënë se tri karakteristikat gjatë vitit të parë të mandatit të saj janë heshtja ndaj temave kyce, manipulimi me shifrat dhe lavdimi për kursim të parasë publike”.
“Më tepër e kam dëgjuar duke folur për Ukrainë së fundi sesa gjithë vitin për Kosovën. Por, një gjë duhet ta pranojmë – komplimente për dukjen!” – ka shkruar Hoxha në Facebook, duke ironizuar në këtë rast me presidenten Osmani.

Lidhur me këtë ka reaguar këshilltarja e presidentes, Donjeta Miftari.

“Guximi për t’i vënë pikë të keqe e për të stopuar korrupsionin, keqpërdorimet e pazaret me territorin e Kosovës. Mbrojtja e interesit të qytetarëve me vepra e jo me fjalë boshe, faktet para lajmeve të rrejshme me tendenca manipuluese e destabilizuese, shpenzimi efektiv, efikas e transparent. Kjo është presidentja Osmani”.

“Dy fjalë për seksizmin që gufon në çdo pore të disa që fshihen pas maskës kinse progresive: kur e keni bërë një koment për pamjen e një burri, burri politikan, në veçanti?! Është për keqardhje qasja seksiste në shoqërinë tonë dhe fakti që e njëjta amplifikohet tutje nga disa gra në politikë. Për në fund, nëse dikush ka pikëpamje për qëndrimet politike të presidentes, jemi fakt që jetojmë në një demokraci të hapur ku këto mendime mund të shprehen publikisht. Por përpjekja për të reduktuar fuqinë e presidentes në pamjen e saj është trishtuese dhe indikator i infatilitetit në politikën ditore në vend”, thuhet në reagimin e Miftarit.