Këshilli kundër Dhunës në Ngjarje Sportive takohet me ministrin Çeku dhe kreun e FBK-së NULL NULL 07.05.2021 09:24 07.05.2021 09:24 Të entjen është mbajtur takimi i jashtëzakonshëm i Këshillit Kombëtar për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës dhe Dukurive të Tjera Negative në Ngjarjet Sportive. Qëllimi i takimit ishte adresimi i ngjarjes së fundit në ndeshjen e basketbollit, mes klubeve Ponte Prizreni dhe Peja. Në takim ka marrë pjesë edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku si dhe kryetari i Federatës së Basketbollit, Arben Fetahu. Rastet e dhunës në sport janë çështje që Këshilli i trajton me seriozitetin më të lartë. Nga njoftimi i rastit të ndodhur në Prizren, Këshilli ka kërkuar nga Prokuroria hetimin e plotë të rastit e cila ka njoftuar se tashmë një gjë e tillë ka filluar dhe deri më tani, ndaj disa personave, Prokuria e Prizrenit, ka shqiptuar masën e ndalimit prej 48 orë. Policia e Kosovës dhe autoritetet tjera të sigurisë poashtu kanë njoftuar se janë duke bërë verifikimin e informatave dhe identifikimin e të gjithë personave të përfshirë përmes intervistimeve dhe mbledhjes së provave, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Kulturës. Në takim, Këshilli ka pranuar inçizime shtesë të cilat tashmë janë proceduar në Prokurori. Më tutje Këshilli do të përcjellë rastin në vazhdimësi deri në zbardhjen e tij. Këshilli tha se do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet në kuadër të detyrave dhe përgjegjësive të tij për të bashkëpunuar me të gjitha autoritetet relevante me qëllim që adresimi i përgjegjësive ndaj atyre që përfshihen në akte të dhunës dhe dukurive tjera negative në ngjarjet sportive të jetë i plotë dhe proporcional me veprimet e kundërligjshme. Këshilli po ashtu i dha mbështetje reagimit të Federatës së Basketbollit, në adresimin e përgjegjësisë disiplinore dhe organizative ndaj palëve të përfshira në këtë rast.