Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Këshilla se si të shpëtoni nga mbytja në ujë

NULL NULL
31.07.2022 18:07

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se mbytja në ujë është shkaku i tretë më i zakonshëm i “vdekjes nga lëndimet e paqëllimshme” në mbarë botën.

Çdo vit, rreth 236,000 njerëz në mbarë botën vdesin në shkaku i mbytjes në ujë, ku fëmijët dhe meshkujt përballen me rrezikun më të lartë të mbytjes, thotë OBSh.

Megjithatë, jo të gjitha mbetjet në ujë janë fatale. Teksa ka një mesatare prej 11 vdekjesh nga mbytja në ujë çdo ditë në ShBA, mesatarisht 22 raste shtesë nuk janë fatale.

Është vërtet e rëndësishme të merrni masa paraprake përpara se të hidheni në pishinë ose në plazhë, shkruan DW, transmeton Klankosova.tv.

Këshilla e parë dhe më e zakonshme është “Mos u fut në ujë vetëm!”.

Këtu janë disa këshilla tjera që duhet t’i merrni parasysh para se të futeni në ujë:

  • Parapërgatituni me disa ushtrime të lehta para se të filloni notin, për të forcuar muskujt tuaj bazë;
  • Pushoni rregullisht për t’u rikuperuar;
  • Nëse jeni në plazhë, sigurohuni që të ketë një roje shpëtimi në detyrë;
  • Mos u futni në ujë menjëherë pasi të keni ngrënë;
  • Mos notoni nën ndikimin e alkoolit ose drogës;
  • Mos vraponi dhe pastaj të zhyteni në ujë;
  • Nëse keni ngërç, ndaloni notin, shkoni pranë murit ku mund të mbaheni dhe lëmojeni butësisht zonën e prekur;
  • Bëni kujdes me frymëmarrjen tuaj;
  • Qëndroni të hidratuar – me ujë të pijshëm, por as mos konsumoni shumë.
lajme të ngjashme