Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Këshilla që të dukeni si një modele!

NULL NULL
13.09.2016 23:30

Vijat vertikale, ngjyra e zezë janë truke që i dimë prej kohës për një siluetë të hollë. Por a do ta imagjinonit se këpucët, bizhuteritë dhe disa lloje veshjesh ju bëjnë të dukeni më elegante? Ja disa lëvizje që të ndihmojnë për të krijuar iluzionin optik

Pasqyra e madhe në shtëpinë tonë thuajse gjithmonë na mërzit. Do ketë një gjë që nuk shkon. Shpesh kjo gjë qëndron pikërisht te trupi ynë, i cili sidomos në këtë stinë, rrumbullakoset. Por, në vend që të rropatemi vetëm me dieta e mendime, na intereson të mësojmë ca sekrete, që na bëjnë të dukemi më elegante. Përdorni veshjet, këpucët, bizhuteritë e duhura. Do ta shihni se te pasqyra juaj e mërzitshme dhe sidomos në sytë e njerëzve do ngjani si modele.

1. Këshilla e parë për t’u dukur më elegante me rrobat që vesh është të shmangësh ato që kanë kokë e këmbë një model, sidomos ato që janë të ndara, pra kostumet. Ato ju bëjnë të dukeni më të shkurtra dhe katrore.

2. Këshilluesit e veshjeve porosisin se gjoksi asnjëherë nuk duhet lënë të bjerë poshtë krahëve. Përdorni reçipeta që e afrojnë gjoksin në qendër.

3. Veshjet njëngjyrëshe bëjnë që të bini në sy dhe të dukeni më elegante. Por mundohuni ta thyeni një veshje monotone duke përdorur një element (jelek mbi këmishë apo rrip) që e përmban ngjyrën e veshjes, por ndërfut dhe disa ngjyra të tjera.

4. Po të keni krahë të mbushur, gjëja më e keqe që mund të bëni është të vishni një bluzë me mëngë të ngushta elastike dhe aq më keq kur ato përmbajnë gjatë gjatësisë pjesë të ngushta me llastik. Krahët do dukeshin si vargu i salsiçeve.

5. Mbani mend se femrat, cilatdo qofshin përmasat e saj, pjesën më të ngushtë e kanë poshtë gjoksit. Sigurohuni që ta nxirrni në pah duke veshur fustane që priten në atë pjesë.

6. Edhe këpucët luajnë rol në dukjen tuaj duke ju bërë më elegante. Po të mos zgjedhësh të duhurat, jo vetëm që do ishte një tmerr për kaviljet, por gjithashtu do të shkatërrohej tërë veshja. Po të kesh pulpa të bëshme, mos vish çizme që mbarojnë te pjesa më trashë e pulpës. Sigurohu që çizmet të shkojnë afër gjurit (poshtë tij) dhe të duken pak të lira lart. Pulpa do të duket më e hollë.

7. Kur të visheni sportive dhe të mbani këpucë të sheshta. Kini parasysh se atletet e zakonshme e bëjnë kyçin e këmbës dhe pulpën të duken të trasha. Ato atletet e hapura nga pas e bëjnë kaviljen të duket më e hollë, sepse linjat e këmbës nuk ndërpriten deri në fund të thembrës, shkruan Living, përcjellë Klan Kosova.

lajme të ngjashme