Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Këshilla për një penel perfekt

NULL NULL
02.04.2016 22:13

Të bësh grim është art, por për fat të keq këtë aftësi, jo shumë vajza e kanë.

Nuk ka asnjë gjë deri në këtë pikë, por problemi qëndron që disa gjëra bazë të gjithë duhet t’i dinë, pasi askush nuk e ka mundësinë të ketë një grimere 24 orë për çdo rast, qoftë i planifikuar apo jo.

Peneli është pikërisht pjesa e make up-it që më së shumti vajzat hasin vështirësi. Duhet ta bësh të hollë aq sa duhet dhe në mënyrë perfekte njësoj tek të dy sytë.

Sado e vështirë të duket, me praktikë dhe me disa truke të vogla çdo vajzë do të arrijë të bëjë grimin perfekt të syve.

Këshillat e mëposhtme nga living.al do t’ju vijnë në ndihmë.

Ngrohni lapsin

E kishit provuar ndonjëherë këtë gjë? Do e shndërrojë lapsin tuaj në një penel të vërtetë. Ngjyra do të jetë më intensive dhe peneli do të ngjajë më bukur.

Ktheni qerpikët.

Përpara se të bëni çdo veprim, ktheni qerpikët. Është gjëja e parë që duhet të bëni para se të filloni të lyeni sytë.

Pak ndihmë.

Nëse ende s’ia keni marrë dorën, kjo ngjitëse do t’ju ndihmojë të bëni penelin perfekt.

ngjitsja

Laps i bardhë

Nëse lyheni me një laps ngjyrë të bardhë, ose me ngjyrë më të lehtë poshtë syve tuaj, grimi do të ngjajë më bukur. Sytë do të “hapen” dhe pamja juaj do të jetë e mrekullueshme krahasuar me pamjen që keni pasur dikur.

 

lajme të ngjashme