Këshilla efektive për lehtësimin e dhimbjeve menstruale NULL NULL 05.09.2021 08:46 05.09.2021 08:46 Cikli menstrual i çdo gruaje është i ndryshëm. Derisa për disa është pa dhimbje, shumë të tjera përjetojnë simptoma si: dhimbje, fryrje, të përziera, të cilat jo vetëm që ndikojnë fizikisht, por edhe mendërisht. Ekspertët thonë se në vend që të mbështeteni në ilaçet që japin lehtësim jo afatgjatë, është e rëndësishme të punoni në shëndetin e brendshëm për ta trajtuar çështjen nga shkaku i saj rrënjësor. Mjekja indiane, Alka Vijayan, ka ndarë disa këshilla efektive që mund të përfshihen në rutinën e përditshme të dikujt për lehtësim afatgjatë nga ngërçet dhe dhimbjet e periodave. “Ato mund të mos tingëllojnë si rregullime të shpejta, por ato janë padyshim udhëzuesi përfundimtar për mbajtjen nën kontroll të periodave tuaja, e cila përndryshe shkon keq gjatë periudhave duke bërë që dikush të përfundojë me ngërçe të forta, dhimbje koke, të vjella dhe shumëçka tjetër”, përshkroi ajo. Më poshtë i gjeni pesë këshilla që sugjeroi Vijayan: Pini çaj kopër Përdorni vaj susami për gatim Masazh i trupit me vaj susami Shmangni stërvitjen gjatë periodave Ulni marrjen e sheqerit dhe ëmbëlsirave me sheqer