KESCO: Faturat janë rritur ngase është rritur konsumi i energjisë elektrike dhe që tash s’ka subvencionim nga qeveria NULL NULL 26.12.2023 15:06 26.12.2023 15:06 Kompania për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike, KESCO, është deklaruar pas reagimeve që ka pasur për faturat e lëshuara ditët e fundit. Sipas tyre, vlera është më e lartë me arsyetimin se është rritur edhe konsumi, transmeton KlanKosova.tv. “Rritja e vlerës se faturave në ketë muaj dimri është rezultat i rritjes së konsumit të energjisë elektrike, veçanërisht te konsumatorët që e përdorin energjinë elektrike për ngrohje. Konsumimi i energjisë elektrike në vlerë më shumë se 800 kWh në muaj faturohet me tarifë më të lartë, ashtu siç paraqiten në çdo faturë te konsumatorëve”, thuhet në njoftim. “Efekti tjetër i rritjes së vlerës së faturës është që vitin e kaluar në të njëjtën periudhë, Qeveria e Kosovës ka subvencionuar konsumatorët që kanë kursyer energji elektrike”. Nga Zyra për Media e KESCO, thonë se disa konsumatorë po marrin fatura më të larta sepse po përdorin masivisht energjinë elektrike për ngrohje. Ata gjithashtu e kanë publikuar edhe vendimin e fundit të Zyrës së Rregullatorit të energjisë për ndryshimin e tarifave