Kërkojnë fonde për të realizuar dasmën e ëndërrave NULL NULL 23.06.2015 16:11 23.06.2015 16:11 Janë zakonisht shumë njerëz që vazhdimisht kërkojnë fonde për kampanja të ndryshme por një kampanjë tjetër është më e veçantë. Janë një çift i cili ka vendosur të kërkojë fonde për dasmën e tyre pasi ata nuk mund ti përballojnë shpenzimet. Ata janë shprehur se kjo dasmë është ëndrra e tyre dhe ata dojnë që ëndrra e tyre të jetë realitet. Ata duan që tema e dasmës të jetë si “Liza në botën e çudirave” në një stil viktorian, transmeton Klan Kosova. Ata kanë realizuar disa foto duke treguar se si do të donin të ishte dasma e tyre dhe kanë treguar edhe datën kur e kanë planifikuar dasmën.