Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kërkohet ndihmë për gjetjen e pronarit të kësaj shtëpie lëvizëse, të lënë në mes të rrugës

NULL NULL
02.09.2021 12:23

Autoritetet në Teksas po kërkojnë ndihmë për një mister të pazakontë, pasi një shtëpi e lëvizshme u gjet e braktisur në një rimorkio në mes të rrugës.

Nga Zyra e Sherifit të Qarkut Kaufman thanë se rimorkio e ngarkuar me një shtëpi të prodhuar mbi të, u gjet e braktisur në rrugën e Farm-to-Market 2578 në Kaufman County.

Në një postim në Facebook ata thonë se shtëpia ishte ngarkuar në një rimorkio, por asnjë mjet tërheqës nuk u gjet.

“Kemi nevojë për ndihmën tuaj për të gjetur pronarin dhe/ose kompaninë e transportit të kësaj rimorkioje që ishte lënë në FM 2578 duke bllokuar rrugën”, thuhet në postim.

 

lajme të ngjashme