Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kërkohet ndihma e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje

NULL NULL
07.03.2025 11:25
Foto nga Policia e Kosovës
Foto nga Policia e Kosovës

Policia në Prizren ka kërkuar ndihmën e qytetarëve në identifikimin e një personi.

Sipas policisë, i kërkuari dyshohet për veprën penale “vjedhje”, transmeton Klankosova.tv.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren-Sektori i Hetimeve të  Stacionit Policor në Prizren, bazuar në ligj  për publikimin e fotos me shënime tjera të personave  të kërkuar   me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren, me qëllim identifikimit dhe lokalizimin të tij lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët. Personi  kërkohet , për veprën penale “Vjedhje” e cila ka ndodhe me datë 20.10.2023 në parkingun e qendrës tregtare e cila gjendet në rrugën “Brigada 125″ në Prizren”.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit  të kërkuar në fotot e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftimin e policisë.

lajme të ngjashme