Kërkohet djaloshi 5 vjeçar, pasi theu një enë historike NULL NULL 30.06.2015 09:03 30.06.2015 09:03 Një djalë i ri është bërë qendra e një kërkimi nga një muze pasi ai aksidentalisht ka thyer një enë historike. Por në vend se të ndëshkohet ai djalë, stafi i muzeut thjesht duan të sigurojnë atë se çdo gjë është në rregull, pasi ai ishte larguar menjëherë kur shkaktoi incidentin. Ky djalosh mendohet të jetë rreth 5 vjeç, dhe vizitoi këtë muze me familjen e tij, transmeton Klan Kosova. Ai dhe familja e tij ishin shumë të shqetësuar në lidhje me incidentin, por stafi i këtij muzeu arriti të rregulloi këtë enë, dhe tani janë në kërkim të djaloshit dhe të familjes së tij. Carole Jones, e cila është në krye të muzeut tha: “Ne nuk e dimë se kush është ai e as kush është familja e tij.” “Por ne duam të kontaktojmë me ata, sepse duam që ata ta viztiojnë muzeun përsëri.” Carrie Willis njeri i cili u angazhua për të rregulluar enën ka shpenzuar afërsisht 65 orë për këtë enë e cila u thye në më shumë se 60 copa.