Kërkohej për pengmarrje e plagosje në Gjermani, arrestohet i dyshuari në Tiranë NULL NULL 18.02.2024 13:28 18.02.2024 13:28 Foto ilustruese: Policia e Shqipërisë Një 29-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjermania, është arrestuar në Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Weekend”. Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kapur në bulevardin “Zhan D’Ark”, dhe kanë arrestuar me qëllim ekstradimin e të dyshuarit. Shtetasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Lokale e Osnabruck, Gjermani, e ka dënuar me gjashtë vjet e gjashtë muaj burgim, për veprat penale “Pengmarrja”, “Grabitja me armë”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, dhe “Plagosja e rëndë me dashje”, parashikuar nga Kodi Penal i Gjermanisë. Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi në Gjermani./abcnews.al