Këngëtari i grupit “BTS” rezulton pozitiv me COVID-19 NULL NULL 25.12.2021 13:20 25.12.2021 13:20 Këngëtari i grupit “BTS”, Suga ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19. Menaxhmenti i grupit bëri të ditur se ky rezultat, këngëtarit i erdhi pasi u kthye nga koncertet në SHBA, shkruan Dailymail, transmeton Klankosova.tv. Ai gjatë ditës së djeshme është vetëizoluar, ndërkaq një ditë më parë është kthyer në shtëpi. Kompania e tij bëri të ditur se ai në gusht e kishte marrë dozën e dytë të vaksinës antiCOVID dhe nuk kishte kontakt me asnjë anëtar tjetër të grupi kohëve të fundit. Ndryshe, emri i vërtetë i këngëtarit 28 vjeçar, Suga, është Min Yoon-gi.