”Kemi të bëjmë me një objekt të vjetër”, hetimet për vdekjen e tre të miturve po vazhdojnë NULL NULL 02.02.2025 09:48 02.02.2025 09:48 Një shtëpi e pabanuar shkaktoi mbrëmë tragjikisht humbjen e tre jetë fëmijësh në Jabllanicë të Gjakovës. Ani se ende nuk dihet se si erdhi deri tek kjo ngjarje e rëndë, klankosova.tv, mëson ekskluzivisht, se objekti ishte i vjetër dhe gjendja e tij e degraduar mund të ketë qenë fatale për tre të miturit. ”Krejt çka dimë është se kemi të bëjmë me një objekt të vjetër. Hetimet janë duke u zhvilluar”, ka thënë burimi në kushte anonimiteti për klankosova.tv. Klankosova.tv qysh mbrëmë është duke ndjekur me vëmendje këtë zhvillim dhe deri tani dihet që në vendin e ngjarjes ishin të gjitha njësitet përkatëse, teksa edhe ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimave. Me vendim të prokurorit, trupat e pajetë të të tre të miturve janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.