Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Këmbësori dërgohet për trajtim mjekësor pasi u godit nga vetura në “Rrugën C”

NULL NULL
01.09.2025 10:17
Aksident - Klankosova.tv

Policia e Kosovës është deklaruar për aksidentin te “Rruga C”, ku një i moshuar u godit nga një veturë.

Zëdhënësi i Policisë për Prishtinë, Enis Pllana tha për Klankosova.tv se këmbësori ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 09:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “C” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësorë. Si pasojë lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësia e Trafikut të Kryeqytetit”, thuhet në përgjigjen e Pllanës.

Vetura dyshohet se goditi një të moshuar te “Ruga C”

lajme të ngjashme