Vetaksident në Llozicë të Malishevës, një i lënduar NULL NULL 24.06.2026 15:44 24.06.2026 15:44 Foto ilustrim Një vetaksident trafiku ka ndodhur pasditen e së mërkurës në fshatin Llozicë të Malishevës, ku si pasojë një person ka pësuar lëndime dhe ka marrë trajtim mjekësor. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja rajonale e Policisë në Gjakovë, Vlera Krasniqi. “Rreth orës 14:40 është raportuar një vetaksident në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë. Si pasojë, një person ka marrë trajtim mjekësor”, deklaroi Krasniqi. Sipas saj, njësitet kompetente policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit. Shkaqet që çuan deri te aksidenti mbeten ende të panjohura.