Vetura dyshohet se goditi një të moshuar te “Ruga C”

Një i moshuar dyshohet se është goditur nga një veturë te “Rruga C”. Sipas pamjeve të dërguara në redaksinë e Klankosova.tv, i moshuari shihet i shtrirë në rrugë, derisa qytetarët përreth vërehen duke i dhënë ndihmë. Klankosova.tv ka provuar të kontaktojë dhe me policinë, por ende nuk ka pranuar ndonjë përgjigje.