Kelmendi i “Siparantum” thotë se rrugëtimi i tyre në Tajlandë është histori suksesi NULL NULL 02.09.2025 09:56 02.09.2025 09:56 Memli Kelmendi Kori “Siparantum” do të përfaqësojë Kosovën në Thailand International Choral Festival, një prej ngjarjeve më të rëndësishme të muzikës korale botërore, që mbahet në Bangkok, nga 31 gushti deri më 5 shtator. Dirigjenti i korit “Siparantum”, Memli Krasniqi thotë se ky rrugëtim i tyre, është histori suksesi, transmeton Klankosova.tv. “Tajlanda është diçka që kemi pu8nuar shumë, më vjen keq që 15 anëtarë të korit i kemi reduktuar, për shkak të buxhetit. Mezi kemi arritur të realizojmë këtë projekt”, tha Kelmendi. Ai tregon se garën e kanë përfunduar, derisa janë ende në pritje të rezultateve. Tajlanda është shteti i 19-të ku “Siparantum” ka performuar, ndërkohë që sipas Interkultur, renditet në mesin e Top 20 ansambleve vokale më të mira në botë, me 19 çmime ndërkombëtare të fituara deri më sot.