Kelmendi: FSUK-ja fiton garën për të qenë organizator i Kampionatit Botëror Universitar 2022                                         

Kelmendi: FSUK-ja fiton garën për të qenë organizator i Kampionatit Botëror Universitar 2022                                         

NULL NULL
5 months më parë

Federata e Sporteve Universitare e Kosovës për 4 vjet që nga themelimi i saj ka bërë progres shumë të madh në organizimin dhe avancimin garave sportive studentore në Kosovë.

FSUNK, ka fituar garën për të qenë ORGANIZATOR i Kampionatit Botëror Universitar 2022 (World University Championship 2022), i cili do të zhvillohet në Prishtinë, në muajin Korrik të vitit 2022, në të dy konkurrencat, për meshkuj dhe për femra.

Diellza Kelmendi, Kryetare e Federatës së Sporteve Universitare të Kosovës, për Klan Kosovë njoftoi se FISU (Organizata Botërore e Sportit Universitar) i kanë besuar organizimin e kësaj ngjarjeje të madhe sportive, njëkohësisht më e madhja në historinë e sportit kosovar, duke u bazuar në sukseset e federatës në katër vitet e fundit.

“Një ngjarje e tillë i sjellë Kosovës përfitime shumëdimensionale, jo vetëm në sport, por edhe në sfera të tjera siç janë: përmirësimi i marrëdhënieve ndërkombëtare me shtetet të cilat akoma nuk e kanë njohur shtetin tonë; krijimi i mundësisë së përfitimeve ekonomike për bizneset tona hoteliere dhe gastronomike, si dhe i ndërmarrjeve të vogla e të mesme; zhvillimi i turizmit, duke marrë parasysh pjesëmarrjen e 32 shteteve të ndryshme botërore; zhvillimi i nivelit akademik në Kosovë, duke krijuar relacione të mirëfillta akademike me rektorët dhe përfaqësuesit e universiteteve botërore; zhvillimi i aspektit social me pjesëmarrjen e mbi 300 vullnetarëve nga e tërë bota; përmirësimi dhe avancimi i imazhit tonë kulturor në botë, me pjesëmarrjen e mijëra mysafirëve të cilët do të jenë prezentë për së paku 10 ditë në vendin tonë”, ka thënë Kelmendi për klankosova.tv

“Madhështinë e kësaj ngjarjeje e pasqyron më së miri transmetimi i drejtpërdrejtë i ndeshjeve për 7 ditë me radhë, në kanalin më të njohur sportiv në botë EUROSPORT, i cili ka kontratë me FISU”.

Kelmendi shtoi se pjesëmarrja e studentëve tanë në garat ndërkombëtare të FISU-së dhe EUSA-së i ka bërë Federatën  të ndihen mjaft krenarë dhe të punojnë shumë në krijimin e kushteve sa më të mira për rritjen e numrit të studentëve në aktivitete sportive.

“Marrja e 5 medaljeve ndërkombëtarë për një kohe aq të shkurtë, dëshmon se studentët kanë talent, potencial, perspektivë dhe shumë vullnet për të përfaqësuar federatën dhe shtetin e Kosovës në sporte të ndryshme”.

“FSUNK synon të jetë një platformë e të gjitha garave sportive studentore në Kosovë. Misioni i dhe qëllimi i FSUNK është të zhvillojë sportin universitar për atletët tanë, të ofrojë programe gjithëpërfshirëse konkurrencë, promovim dhe edukim. Themelimi i Ligave Universitare është mundësia me e mire e prezantimit për të gjithë studente të cilët dëshirojnë të jenë pjese e sportit”.

“Shëndeti, mirëqenia dhe përvojat që studentët fitojnë nga sporti i ndihmojnë ata të bëhen anëtarët shembullorë të shoqërisë sonë. Misioni ynë si federate është “ta vendosim sportin në shërbim të zhvillimit tek të rinjtë me synimin për të promovuar një shoqëri paqësore që merret me ruajtjen e dinjitetit njerëzor. Dhe, me të vërtetë, duke kontribuuar në një shoqëri më të mire, ne kontribuojmë për paqen, lojë të ndershme, respekt dhe miqësi”.

Intervista e plotë me Kryetaren e Federatës së Sporteve Universitare të Kosovës, Diella Kelmendi

  1.Cilat sporte kanë qenë pjesë e ligave?

Sportet të cilat i kanë qenë pjesë e Ligave Universitare janë: futsal dhe pingpong. Në sportin e futsalit i kemi pasur gjithsej dhjetë ekipe pjesëmarrëse, ndërsa në sportin e pingpongut i kemi pasur gjithsej tetë ekipe pjesëmarrëse.  Pjesëmarrës të ligave universitare kanë qenë studentet/ studentet nga universitetet publike dhe private të shtetit të Kosovës si: Hasan Prishtina, Haxhi Zeka, Kadri Zeka, Isa Boletini, Ukshin Hoti, Kolegji UBT, dhe Kolegji AAB.

2.Sa ka qenë e vështirë realizimi i lojërave sidomos pas pandemisë?

COVID-19 ka ndikuar në çdo aspekt të jetës shoqërore, sportive dhe ekonomike. Të gjitha aktivitet sportive vendore dhe ndërkombëtarë të viti 2020, është dashur të shtyhen për një kohë tjetër duke menduar në shëndetin e studentëve.

Federata e Sporteve Universitare e Kosovës me pa durim ka pritur t’i fillojë sa më shpejt aktivitet  sportive. Kërkesat e shumta të studentëve kanë qenë të vazhdueshme për t’i filluar sa ma shpejt garat sportive. Menjëherë prej lirimit të masave dhe zvogëlimit të numrit të prekurve me Covid- 19, ne i kemi filluar organizimet sportive duke i respektuar të gjitha udhëzimet nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës.

 

3.Si e vlerësoni  interesimin e studentëve ndaj mundësisë që ju keni ofruar?

Aktiviteti i sportit universitar po shtohet dita-ditës me më shume disiplina sportive duke i dhënë mundësi të gjithë studentëve Kosovare ti praktikojnë hobit e tyre.

FSUNK-ja është anëtare e Federatës Ndërkombëtare të Sportit Universitar (FISU) dhe Asociacionit Evropian të Sportit Universitar (EUSA) ku studentet tanë kanë të drejt të na përfaqësojnë në garat ndërkombëtare si: Kampionatet Botërorë, Universiada Verore, Dimërore, Kampionatet Evropiane, Lojërat Evropiane, te cilat organizohen nga FISU dhe EUSA,

Gjithashtu edhe në programet edukative të FISU si: Volunteer Leaders Academy (FVLA), World Conference’s,  World Forum, Clean Sport Programme, Young Reporters Programme, Scholarship Programmes, Student Ambassadors.

Kemi dërguar një studente në programin e studimeve master në Seul të Kores Jugore në vitin 2018, një studente në programin World Forum FISU 2019, një studente ne programin Student Ambassadors 2019, dhe ketë vit është një studente e cila e ndjek programin Volunteer Leaders  Academy 2021.

Synojmë që çdo vit të kemi numër me të madh të studentëve/studenteve, të cilat do të na përfaqësojnë në garat ndërkombëtarë të cilat organizohen nga FISU dhe EUSA.

 

4.Pas Ligave, cilat janë angazhimet e radhës që ju si presidente e Federatës jeni duke punuar për t’i realizuar?

Do t’i vazhdojmë garat sportive të cilat i kemi të parapara në kalendarin e federatës për vitin 2021. Vazhdimi i Ligave Universitare i sezonit vjeshtor,  organizimi i kampionateve sportive universitare në basketboll 3×3, volejboll, beach volley, comabt sport, bowling,  Dita Ndërkombëtare e Sportit Universitare (IDUS), dhe organizimi i Javës Evropian të Sportit ne Kosovë, në bashkëpunim me Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Realizimi i marrëveshjes së bashkëpunimit me një numër te federatave sportive të shtetit të Kosovës.

Për herë të parë do të jemi pjesëmarrës në Universiadën Dimërore e cila organizohet nga FISU në shtetin e Zvicrës, Lucern në muajin dhjetor të këtij viti. Ndërsa ne vitin 2022, do të jemi pjesëmarrës  në kampionatit botëror të sportiti të karatesë ne Brazil, Lojërave Evropiane, dhe  kampionatit botëror të sportit të  çiklizmit në Holandë. Shpresojmë të kemi paraqitje të mirë, por edhe synojmë t’i sjellim shtetin tonë medalje.

Dhe mision dhe angazhimi kryesor për FSUNK, për vitin 2021-2022, është finalizimi i përgatitjeve për Kampionatin Botërorë Universitarë në Sportin e Hendbollit, i cili do të mbahet në Prishtinë nga data 11 deri më 17 korrik,  2022.

5.Kur e keni fituar postin e Presidentes se Federatës, dhe sa është e vështire kjo pozite për një femër, e njëkohësisht nënë!?

Ne Kuvendin Zgjedhor të mbajtur me datën 08.05.2021, e kam marrë besimin e delegateve të universiteteve publike dhe private të shtetit të Kosovës të zgjidhem  kryetare për mandatin katër vjeçar për vitin 2021-2024. Nga viti 2017 – 2021 kam pasur postin e nënkryetares në këtë federate.

Nuk e shoh të vështirë fare punën te cilën e bëj, e kam marrë me përgjegjësi. Kam dhjetë vite përvojë pune si pjesë e universiteteve dhe e organizimeve sportive.

Kam eksperiencë nga fusha e sportit sepse kam filluar nga mosha dhjetë vjeçare të merrem me sport, dhe kame qenë aktive deri me moshën 25 vjeçare si lojtare profesionale në sportin e basketbollit.

 

6.Federata e juaj do te jete organizatore e Kampionatit Botërorë Universitar ne Hendboll ne 2022?

Federata e Sporteve Universitare e Kosovës (FSUNK) ka fituar garën për të qenë ORGANIZATOR i Kampionatit Botëror Universitar 2022 (World University Championship 2022), i cili do të zhvillohet në Prishtinë, në muajin korrik të vitit 2022, në të dy konkurrencat, për meshkuj dhe për femra.

FISU (Organizata Botërore e Sportit Universitar) na ka besuar organizimin e kësaj ngjarjeje të madhe sportive, njëkohësisht më e madhja në historinë e sportit kosovar, duke u bazuar në sukseset e federatës sonë në katër vitet e fundit.

Një ngjarje e tillë i sjellë Kosovës përfitime shumëdimensionale, jo vetëm në sport, por edhe në sfera të tjera siç janë: përmirësimi i marrëdhënieve ndërkombëtare me shtetet të cilat akoma nuk e kanë njohur shtetin tonë; krijimi i mundësisë së përfitimeve ekonomike për bizneset tona hoteliere dhe gastronomike, si dhe i ndërmarrjeve të vogla e të mesme; zhvillimi i turizmit, duke marrë parasysh pjesëmarrjen e 32 shteteve të ndryshme botërore; zhvillimi i nivelit akademik në Kosovë, duke krijuar relacione të mirëfillta akademike me rektorët dhe përfaqësuesit e universiteteve botërore; zhvillimi i aspektit social me pjesëmarrjen e mbi 300 vullnetarëve nga e tërë bota; përmirësimi dhe avancimi i imazhit tonë kulturor në botë, me pjesëmarrjen e mijëra mysafirëve të cilët do të jenë prezentë për së paku 10 ditë në vendin tonë.

Madhështinë e kësaj ngjarjeje e pasqyron më së miri transmetimi i drejtpërdrejtë i ndeshjeve për shtatë ditë me radhë, në kanalin më të njohur sportiv në botë EUROSPORT, i cili ka kontratë me FISU. Federata e Sporteve Universitare e Kosovës ka filluar punën për organizimin e kësaj ngjarje madhështore menjëherë pas njoftimit të këtij lajmi. Kemi themeluar këshillin organizativ të këtij kampionati, ku pjese e këtij këshilli i kemi ekspertë, profesionistë nga fusha të ndryshme të cilët janë duke na ndihmuar që në këtë ngjarje ta realizojmë në nivel e duhur profesional dhe organizativ.

Nga fillimi i këtij viti është filluar trajnimi për studentet vullnetarë  të cilët do të jenë pjesë e këtij organizimi ku Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit nga Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” ka themeluar Akademinë për Lidership dhe Vullnetarizëm. ALV-UP ku synon t’i përgatisë studentët rreth organizimit të ngjarjeve sportive vendore dhe ndërkombëtare.

Këtë muaj do ti realizojmë takimet dhe marrëveshjet e bashkëpunimit për mbështetjen e këtij kampionati me Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Komunën e Prishtinës, Federata e Hendbollit te Kosovës dhe Komiteti Olimpik i Kosovës.

7.Cilat janë pritshmëritë tuaja kundrejt sportit në Kosovë? A mund ta cilësojmë që koha e sotme është pikërisht koha e lulëzimit të sportit?

 

Nga pritshmëritë, mendoj se duhet të fokusohemi shumë në zhvillimin e programeve të duhura të cilat e zhvilloj  sportin në Kosovë. Investimet në stafin profesional në federatat sportive dhe institucionet e sportit është e nevojshme. Investimi në akademitë dhe investimet në trajnerët e shoh të rëndësishëm dhe të nevojshme. Vendosja e sportit dhe arsimit në krye të agjendës së Shtetit të Kosovës është një platformë e përkryer për të mobilizuar të rinjtë dhe të rejat për një të ardhme të ndritshme.