Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Keçapi redukton zhvillimin e kancerit

NULL NULL
26.08.2018 15:30

Studiuesit në Spanjë nga Universiteti Politeknik i Valencias, kanë nxjerrë disa rezultate shumë interesante lidhur me sëmundjen e kancerit.

Sipas një studimi të tyre, salca e domateve të fërguara, përfshirë keçapi, ulin rrezikun nga zhvillimi i kancerit. Shkencëtaret shikojnë se si tretja ndikon në  antioksidantë – të cilat ndihmojnë për të mbrojtur qelizat tona nga dëmtimet.

U zbulua se salca e  gatuar e  domates është më e mirë se domatet e papërpunuara, pasi gatimi ruan një përbërës kimik të quajtur lycopene që nxit efektin probiotik, dhe inkurajon rritjen e baktereve të shëndetshme në zorrë

Në studim, hulumtuesit shqyrtuan po ashtu edhe efektet e ekstrakteve të domates në stomak. Rezultatet treguan se ata ngadalësuan aftësinë e qelizave të kancerit për t’u përhapur në trupin e njeriut dhe përfundimisht çuan në vdekjen e këtyre qelizave.

Shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se gjetjet mund të çojnë në më shumë studime që po kryhen për parandalimin e kancerit të stomakut, si dhe përdorimin e dietës si mjete për të mbështetur trajtimet konvencionale të kancerit.

Ata gjithashtu thanë të kuptoni se si është të gatuani dhe si bëhet tretja e ushqimit, ndikon në përfitimet shëndetësore të ushqimit si edhe mund të ndihmojë prodhuesit për të bërë produkte ushqimore më të shëndetshme në të ardhmen.

lajme të ngjashme