Kearns: Vuçiqi më ka kërcënuar, por unë e kam për detyrë të jem e guximshme (VIDEO) NULL NULL 10.01.2024 23:59 10.01.2024 23:59 Deputetja britanike, Alicia Kearns, gjatë qëndrimit në Kosovë, nëntor 2023. Foto: Uebfaqja zyrtare / aliciakearns.com Deputetja britanike, Alicia Kearns, në BBC ka folur për Serbinë dhe për presidentin e saj, Aleksandar Vuçiq. Në një emision të transmetuesit publik britanik, Kearns, që është ndër mbështetëset më të zëshme të Kosovës, ka thënë se Vuçiqi e ka kërcënuar, por ka theksuar se më shumë të kërcënuar janë qytetarët e vendit të tij. “Presidenti serb më kërcënoi në qershor, kështu ndodhë. Por unë jam shumë me fat sepse kur këta njerëz tentojnë të më sulmojnë, kërcënimi fizik nuk është aq i lartë sa është për ata brenda vendeve të tyre. E kam për detyrë të jem e guximshme”, ka thënë deputetja Kearns. “When these people try to attack me, the physical threat is not as high as it is to those within their own countries. I have a duty to be brave.” pic.twitter.com/SExQ9u7ZAF — Albulena Haxhiu (@albulenahaxhiu_) January 10, 2024