Katy Perry tregon se çfarë dëshire ka për ditëlindje NULL NULL 26.10.2023 20:40 26.10.2023 20:40 Katy Perry ka vetëm një dëshirë për ditëlindjen e saj këtë vit. Derisa i mbush 39-vjeç të mërkurën, këngëtarja tha se shpreson që të ketë paqe gjithandej. “Kam gjithçka, jam shumë e bekuar”, tha Perry për Entertainment Tonight teksa iu dhurua një tortë nga kolegu i saj, gjyqtari i American Idol, Luke Bryan, në audicionet e shfaqjes në Los Angeles. “Unë e di se çfarë dua, po uroj paqe”, shtoi ajo teksa frynte qirinjtë. Këngëtarja e “Fireëork” e ka një vajzë Daisy Dove, 3 vjeç, me të fejuarin e saj Orlando Bloom, dhe ka bërë të ditur se ka një festë të vogël të ditëlindjes me familjen e saj, shkruan People, transmeton Klankosova.tv.