Katy Perry thotë se vajza e saj është gjithçka për të NULL NULL 04.09.2021 13:54 04.09.2021 13:54 Aktorja e njohur, Katy Perry, ka thënë se vajza e saj, Daisy Dove, është gjithçka për të. Ajo në një intervistë për revistën “LuisaViaRoma’s LVR Magazine” ka treguar se ajo dhe i dashuri i saj, aktori Orlando Bloom përkundër angazhimeve të mëdha në punë gjejnë kohë për t’i kushtuar familjes. “Vajza ime është gjithçka kam kërkuar ndonjëherë”. “Ne e vizitojmë Orlandon shumë, më pëlqen vajzën ta kem me vete ose ta shëtis gjithë ditën me karrocë”. “Në fillim kur u lind ajo, u shqetësova për kohën që do i kushtoja. E vetmja gjë që ka rëndësi është që të gjithë të jenë të lumtur”,ka thënë Perry. Për këngëtaren Daisy është fëmija i parë, shkruan Mirror, transmeton Klankosova.tv