Kati i dytë i një shtëpie në Gjakovë u kaplua nga zjarri (FOTO) NULL NULL 04.01.2026 19:18 04.01.2026 19:18 Një incident i zjarrit ka ndodhur sot gjatës ditës në rrugën “Qazim Lleshi” në Gjakovë. Kati i dytë i një shtëpie është përfshirë nga flakët. Sipas informacioneve që ka Klan Kosova, nuk ka persona të lënduar por vetëm me dëme materiale. Në rastin intervenuan edhe zjarrfikësit të cilët e shuan zjarrin në këtë objekt. Ende është e paqartë se si erdhi deri te ky rast./ Klankosova.tv