Katherine Schwarzenegger është sërish shtatzënë NULL NULL 17.12.2021 08:32 17.12.2021 08:32 Katherine Schwarzenegger është sërish shtatzënë. 32 vjeçarja po pret fëmijën e dytë me bashkëshortin e saj Chris Pratt, sipas burimeve të revistës People, transmeton Klankosova.tv. Chris dhe Katherine janë prindër të Lyla Maria, 16 muajshe, dhe Pratt ndan përgjegjësitë e bashkëprindërimit të djalit të tij nëntëvjeçar, Jack, me ish-gruan Anna Faris.