Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Katër të vdekur për 24 orë nga koronavirusi

NULL NULL
10.10.2020 15:03

Brenda 24 orëve janë raportuar katër raste të vdekjes me koronavirus.

Dy raste nga Klinika Infektive, një rast nga Klinika Pulmologjisë dhe një rast nga Spitali i Përgjithshëm në Gjilan, njofton Klan Kosova.

Numri total i rasteve pozitive është 16.130 raste nga 73.906 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 645 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 32 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.282 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1203.

lajme të ngjashme