Katër të lënduar nga vetaksidenti në Drejë të Istogut NULL NULL 16.03.2025 15:41 16.03.2025 15:41 Katër persona janë lënduar si pasojë e një vetaksidenti në fshatin Drejë të Istogut. Të lënduarit po marrin tretman mjekësor në Spitalin e Pejës dhe janë jashtë rrezikut për jetë. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, tha se vetaksidenti ka ndodhur rreth orës 14:00. “Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në emergjencën e Spitalit të Pejës”. “Mjeku kujdestar ka thënë se ata janë jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Gashi. /Klankosova.tv