Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Katër raste të dhunës në familje brenda një dite

NULL NULL
29.06.2024 09:34
Foto ilustruese

Katër persona janë arrestuar të premten, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Dhunë në familje”.

Dy raste janë në Gjakovë, një në Prizren, dhe një tjetër në Gjilan.

Në raportin 24-orësh të policisë, thuhet se në Prizren është arrestuar një i mitur për arsye se sistematikisht kishte shkaktuar dhunë në familje ndaj anëtarëve të familjes. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 24 orë.

Raporti thotë gjithashtu se në Gjilan është arrestuar një burrë për sulm ndaj gruas së tij.

“I dyshuari poashtu i kishte dëmtuar disa orendi në shtëpi si dhe kishte kanosur anëtarët e familjes. Me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje aty.

Për dhunë ndaj gruas u arrestua edhe një i dyshuar në Gjakovë, i cili është dërguar në mbajtje. Viktima e këtij rasti është dërguar në strehimore, bashkë me fëmijët e saj.

Në të njëjtin qytet në pranga ra edhe një tjetër i dyshuar, për dhunë fizike për motive xhelozie ndaj të dashurës së tij. I dyshuari është dërguar në mbajtje.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.