Kate Beckinsale largon të gjitha postimet nga Instagrami NULL NULL 24.03.2019 10:30 24.03.2019 10:30 Kate Beckinsale ka hequr të gjitha postimet nga faqja e saj Instagram. Aktorja 45 vjeçare, e cila momentalisht është në lidhje me Pete Davidson, e ka lënë të zbrazët profilin e saj, ndonëse llogaria e saj akoma ekziston në rrjetet sociale, transmeton Klan Kosova. Pete është i njohur për fshirjen dhe riaktivizimin e llogarisë së tij në Instagram. Ai së fundmi e çaktivizoi atë në fund të vitit 2018, pasi u nda nga Ariana Grande. Vetëm disa ditë më parë, Kate dhe Pete janë parë duke darkuar bashkë me prindërit.