Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Katari thotë se është shënuar progres gjatë bisedimeve për marrëveshjen për pengjet

NULL NULL
29.01.2024 20:20
Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken dhe kryeministri i Katarit, Mohammed Bin Abdulrahman Al Thani, në Uashington. Fotografia: Manuel Balce Ceneta/AP
Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken dhe kryeministri i Katarit, Mohammed Bin Abdulrahman Al Thani, në Uashington. Fotografia: Manuel Balce Ceneta/AP

Kryeministri i Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, ka thënë se është bërë “progres i mirë” gjatë bisedimeve të fundjavës me zyrtarë amerikanë, izraelitë dhe egjiptianë në Paris për një rrugë përpara drejt një marrëveshjeje të re për lirimin e pengjeve midis Izraelit dhe Hamasit.

Ai tutje tha se shpresonte t’i paraqiste Hamasit një kornizë për një marrëveshje të tillë “dhe ti çonte ata në një vend ku ata angazhohen në mënyrë konstruktive”.

Kryeministri i Katarit këtë e tha duke folur në Washington në një ngjarje të organizuar nga Këshilli Atlantik, raporton The Guardian, transmeton Klankosova.tv.

lajme të ngjashme