Katari: Përgjigja e Hamasit ndaj propozimit të armëpushimit është pozitive NULL NULL 07.05.2024 00:42 07.05.2024 00:42 Fotografi ilustruese. Përgjigja e Hamasit ndaj një armëpushimi të propozuar mund të përshkruhet si “pozitive”, tha një zëdhënës i ministrisë së jashtme të Katarit. Ai bëri të ditur se delegacioni i Katarit do të shkojë nesër në Kajro për të rifilluar negociatat ndërmjet Izraelit dhe Hamasit, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv. Kjo vjen pasi Hamasi njoftoi se kishte pranuar një marrëveshje armëpushimi të propozuar nga Egjipti dhe Katari, por Izraeli tha se nuk e kishte miratuar marrëveshjen.