Katari akuzon Netanyahun se po përpiqet të zgjasë luftën NULL NULL 19.02.2024 14:51 19.02.2024 14:51 Arkiv: Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu. Ndërmjetësi i negociatave akuzon Netanyahun se po përpiqet të zgjasë luftën Katari ka akuzuar kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahun, për përpjekje për të zgjatur luftën. Modeli i negociatave për një marrëveshje armëpushimi “nuk ishte shumë premtues”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed al Ansari. Katari është në mesin e disa vendeve që kanë marrë pjesë në bisedimet ndërmjetësuese midis Hamasit dhe Izraelit, së bashku me Egjiptin, ShBA-në dhe të tjerët. “Deklaratat e fundit të kryeministrit izraelit në të cilat ai i bën thirrje Katarit që të bëjë presion ndaj Hamasit për lirimin e pengjeve nuk janë gjë tjetër veçse një përpjekje e re e tij për të vonuar dhe zgjatur luftën për arsye që janë bërë të qarta për të gjithë”, tha Al Ansari. Ndërsa ai nuk specifikoi saktësisht se çfarë deklaratash i referohej, komentet e Al Ansari vijnë pasi kryeministri izraelit tha se duhet të ushtrohet presion ndaj Katarit për ta bërë Hamasin të lirojë pengjet. Netanyahu u citua në mediat izraelite të ketë thënë: “Katari mund të bëjë presion ndaj Hamasit si askush tjetër. Ata presin liderët e Hamasit. Hamasi është i varur financiarisht prej tyre”, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.