Haradinaj pas takimit me admiralin e NATO-s: Anëtarësimi i Kosovës përmbyll sigurinë e rajonit NULL NULL 28.07.2026 15:39 28.07.2026 15:39 Ish-kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj kanë pritur në takim admiralin George M. Wikoff, Komandant i Komandës Aleate të Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli. Rreth këtij takimi ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Klankosova.tv. Në Deçan, nën përkujdesjen e kryetarit Bashkim Ramosaj, patëm kënaqësinë të mirëpresim Admiralin George M. Wikoff, Komandant i Komandës Aleate të Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli. Shprehëm mirënjohjen tonë për angazhimin personal të Admiral Ëikoff dhe për mbështetjen e vazhdueshme që ai dhe forcat e NATO-s japin në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në vendin tonë. Liria jonë është vlera kulmore që e arritëm së bashku me aleatët tanë, të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtetet e NATO-s. Lidhja jonë me ta mbetet e përhershme, ashtu si edhe aspirata jonë që të jemi pjesë e kësaj aleance”. Ai mes tjerash foli edhe për anëtarësimin e Kosovës në Aleancën Veri-Atlantike. Anëtarësimi i menjëhershëm i Kosovës në NATO e përmbyll sigurinë e rajonit”.