Kasta e “Game Of Thrones” e humb një aktor NULL NULL 05.03.2022 17:45 05.03.2022 17:45 Kasta e serialit “Game Of Thrones”, ka humbur një aktor. Në moshën 68 vjeçare ka vdekur aktori skoces, John Stahl, lajm të cilin e ka konfirmuar agjentja e tij. Ai e luajti rolin e Rickard Karstark në dy seri të “Game Of Thrones”, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. Ai ishte gjithashtu i njohur për interpretimin e Inverdarroch në telenovelën e gjatë “Take The High Road”. Agjentja e tij, Amanda Fitzalan Hoëard e përshkroi atë si “një aktor me aftësi të jashtëzakonshme dhe një personazh të fortë të teatrit skocez”.