Karrotreci përplas për vdekje këmbësorin NULL NULL 10.04.2023 08:52 10.04.2023 08:52 Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin rrugor Rrogozhinë – Lushnje rreth orës 03:00 të mëngjesit. Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Zhamë, ku një karroatrec ka përplas një këmbësor, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Viktima nuk është identifikuar ende. Ndërsa shoferi i mjetit, 27-vjeçari me iniciale M.Ç. banues në Levan u shoqërua në komisariatin e policisë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit dhe identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë, njofton tvklan.