Kardiokirurgjia nis zëvendësimin e valvulës aortale me këtë metodë NULL NULL 20.08.2018 12:00 20.08.2018 12:00 Ekipi i Shërbimit të Kardiokirurgjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka filluar aplikimin e metodave minimale invazive për zëvendësimin e valvulave të zemrës. Për herë të parë në QKUK tek pacienti i moshës 57 vjeçare me stenozë dhe insuficiencë të valvulës aortale, përmes një incizoni prej 5 cm dhe mini-sternotomi realizohet ndërrimi i valvulës aortale me valvulë mekanike aortale. “Operimet e tilla mundësojnë që prej një incizioni minimal dhe hapje minimale të sternumit të realizohet ndërrimi i valvulave të zemrës dhe realizohen edhe nëpër qendra të mëdha kardiokirurgjike. Për realizimin e tyre kërkohet eksperiencë, mjete teknike dhe staf i përgatitur”. “Benefitet nga kardiokirurgjia minimale invazive janë; më pak humbje e gjakut, risk i ulur për infeksion, më pak traumë dhe më pak dhembje, kohë e shkurtër e shtrimit në spital, përmirësim i shpejtë i shëndetit dhe kthim i shpejtë në aktivitete normale, prerje të vogël dhe vraga minimale”, njofton QKUK, transmeton Klan Kosova.