Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Karateistja e verbër, shembull i vullnetit dhe forcës

NULL NULL
08.07.2021 14:08

Nouria Yaaqoubi është një karateiste e pazakontë në Marok.

Gruaja 54-vjeçare e humbi shikimin në syrin e majtë dhe 70% të syrit të djathtë gjatë një operacioni të pasuksesshëm në moshën nëntë vjeç.

Yaaqoubi, e cila vjen nga qyteti konservator Figuig në Marokun lindor, u mor me karate në moshë të hershme sepse ishte sporti i vetëm që praktikohej në qytetin e saj të vogël.

Por vetëm burrat praktikuan këtë sport atëherë. Ajo thotë se zgjodhi ta bënte atë sepse i pëlqente sfida  dhe të bëhej më e fortë “veçanërisht kur u verboi”.

Gjatë viteve, ajo mori pjesë në disa gara lokale dhe fitoi rripin e zi më 1989.

“Gjatë luftimeve, sytë përcaktojnë se si është kundërshtari, cili është ritmi dhe lëvizja e tyre. Por për mua është ndjeshmëria e fortë që më lejon të njoh kundërshtarin,” thotë Yaaqoubi.

Në ditët e sotme, ajo trajnon fëmijë dhe të rinj në qytetin marok të Settat.

Ëndrra e Yaaqoubi, thotë ajo, është të marrë pjesë në gara ndërkombëtare si dhe në Lojërat Paraolimpike.

Karateistja, e cila ka një diplomë master në ekonomi, merret edhe me pikturim.

Disa piktura të saj i ka të vendosura në shtëpi. Pranë tyre janë medaljet dhe trofetë që ajo fitoi në garat e karatesë.

“Siç them gjithmonë, pas durimit, vendosmërisë dhe vullnetit, ka shpresë,” thotë gruaja.

Për të rinjtë që ajo stërvit, Yaaqoubi është një shembull i vendosmërisë dhe forcës.

 

lajme të ngjashme