Kapet pitoni 5 metra i gjatë me 72 vezë brenda NULL NULL 07.04.2019 08:32 07.04.2019 08:32 Gjuetarët e pitonëve në jug të Floridës, kanë bërë një fotografi pasi kanë kapur një piton më shumë se pesë metra të gjatë, me 73 vezë brenda, transmeton Klan Kosova. Zyrtarët e kafshëve të egra thanë se gjarpri masiv, është pitoni më i madh ndonjëherë i kapur nga Big Cypress National Preserve. Gjuetarët kapën zvarranikun duke përdorur transmetues radioje. Kjo është kapja e fundit nga ky ekip, ku gjuetarët e licencuar heqin zvarraniket në mënyrë që të mbrojnë kafshët e egra natyrore. Këta njerëz paguhen 8.25 dollarë në orë për të hequr pitonës në tokat që janë pjesë e qarkut të Floridës Jugore në qarqet Miami-Dade, Broward, Collier dhe Palm Beach.