Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kapet në flagrancë fajdexhiu në Prizren, sekuestrohen mijëra euro

NULL NULL
06.08.2025 20:17

Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren ka zhvilluar sot një operacion policor, i cili ka rezultuar me arrestimin në flagrancë të një personi të dyshuar, për përfshirje në veprimtarinë e kundërligjshme të fajdes, raporton Klankosova.tv

Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari në vazhdimësi ka ushtruar presion ndaj viktimës, me qëllim të marrjes së interesit nga veprimtaria e fajdes, me ç’rast ka shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të tij dhe e ka detyruar viktimën të veprojë në dëm të pasurisë së tij.

“Gjatë operacionit policor i dyshuari mashkull kosovar është arrestuar në flagrancë duke pranuar mjete financiare në emër të kamatës së fajdesë, ku me urdhër verbal të prokurorit të shtetit është kontrolluar shtëpia dhe objektet tjera përcjellëse të tij. Lidhur me rastin pas intervistimit të personit të dyshuar, me aktvendim të prokurorit nga Prokuroria Themelore në Prizren të njëjtit i caktohet masa e ndalimit për 48 orë.” – njoftoi PK. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme