Kapet në Drenas kosovari i kërkuar me urdhërarrest nga Austria NULL NULL 04.07.2025 09:46 04.07.2025 09:46 Fotografi ilustruese Policia e Kosovës ka arritur ta arrestojë një person të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar. I dyshuari është kapur mbrëmë në Drenas, raporton Klankosova.tv. Sipas njoftimit të Policisë, i njëjti kërkohej në bazë të urdhëresës së lëshuar nga autoritetet e Austrisë, nën dyshimet për përfshirje në veprime të kundërligjshme. Pas përfundimit të procedurave të nevojshme, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor. Brenda afatit ligjor, do të ndërmerren veprimet e nevojshme për ekstradimin e tij./Klankosova.tv