Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kapet i shumëkërkuari për trafik narkotikësh dhe vepra të rënda penale

NULL NULL
12.01.2026 21:05

Është arrestuar një person që ishte i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar, të lëshuar nga Shqipëria.

Urdhërarresti ishte në lidhje me tafikim të narkotikëve kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, futjes ose mbajtjes së sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve penale, dhe kryerjes së veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal, të cilat janë të sanksionuara sipas Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Policia ka bërë të ditur se me urdhër të prokurorit kujdestar i lartcekuri dërgohet në ndalim policor për 48 orë, për të vazhduar më pas me procedurat përkatëse ligjore./Klankosova.tv

lajme të ngjashme